Organizohet në Preshevë protestë për bashkim kombëtar

07:20 | 20/11/201907:200

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë për bashkim kombëtar më 28 nëntor.

Një gja e tillë është konfirmuar përmes një njoftimi për media nga Zyra e OVL- UÇPMB-së në Preshevë.

Mes të tjerash në njoftim thuhet se shqiptarët kanë bërë përpjekje shekullore për të realizuar të drejtën e tyre për bashkim kombëtar.

Njoftimi i plotë:

Shqiptarët janë duke bërë përpjekje shekullore për të realizuar të drejtën për bashkim kombëtarë. Këtij ideali madhor i kanë ndihmuar sakrifica të gjeneratave nga e kaluara e lavdishme, e tashmja dhe ardhmja. Shqiptarët kanë dhënë dëshmorë në luftëra për bashkim kombëtarë. Kanë zhvilluar rezistenca aktive e paqësore, kërkesa e protesta para bashkësisë ndërkombëtare dhe shumë akte tjera në shërbim të kauzës për bashkim.

Të dashur qytetarë, të dashur bashkëkombas atdhetarë shqiptare po i jetojmë momentet vendimtare kur po bisedohet për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptaro serbe. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së fton qytetarët e Kosovës Lindore që t’i bashkangjitemi protestës që do të organizohet më 28 Nëntor të këtij muaji, Dita e Flamurit, dita e Pavarësisë së shtetit të Shqipërisë. Prej një mijë arsyeve qē do të duhej të protestonim kundër këtij regjimi, një e veçojmë; ngritjen e zërit për bashkangjitje me Kosovën. Ejani të festojmë dhe të protestojmë për autoktoninë tonë shekullore.

Protestojmë kundër padrejtësive historike, për të drejtën tonë natyrale, për realizimin e amanetit të dëshmorëve, për ardhmërinë dhe dinjitetin e fëmijëve tanë. Në bashkëpunim me subjektet politike, shoqërinë civile, bashkësinë islame OVL e UÇPMB – së fton të gjithë qytetarët që t’ i bashkangjiten kësaj proteste më 28 Nëntor, në ora 11 nga Shtëpia e Kulturës në marshin protestues deri te qendra e qytetit para Kuvendit Komunal. Dil protesto me dinjitet. Protesto për autoktoni kombëtarë, autenticitet kulturorë e patriotik. Protesto për kauzën madhore. Protesto për bashkim kombëtarë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono