“Ora e ligë” e Enkel Demit një rrëfim mbi jetën dhe vdekjen, dashurinë dhe trishtimin

12:17 | 18/11/201912:170

“Ora e ligë”, një roman që sjellë një dashuri të pamundur dhe një fund tragjik. Tom Kuka, kësaj here na sjellë në romanin e tij ngjarje dhe peizazhin historik të fund shekullit 19 dhe fillim shekullit 20. Në një intervistë për Abc News, Enkel Demi rrëfen edhe arsyet e mitizimit të femrës në romanet e tij. 

“Ora  e ligë” shënon veprën e 3-të gazetarit Enkel Demi, sfondi historik kësaj here, shërben si për të pasqyruar periudhën ku zhvillohen ngjarjet nga fund shekullit i 19-të, fillim shekulli i 20-të. Që në ballin autori të fut në atmosferën e ngjarjeve. Ora e ligë është personazhi fatal i marrë nga eposi i pasur.

Shkrimtari është mjaft i kujdesshëm edhe me emrat e personazheve që të evokojnë kohën në mënyre të përkryer. Figura femërore merr gjithë vlerat e munguara në kohë nga pena e Enkel  Demit

Kthimi te rrënjët është domosdoshmëri, për t’i dhënë përgjigje edhe orëve të liga, jo vetëm të këtij romani, por edhe të vetë vendit tonë thekson autori. Edhe te “Ora e ligë“ dora e Tom Kukës është po aq lirike dhe epike sa tek  romanet “Gurët e vetmisë” apo “Hije mbi kalldrëm”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono