Opozita vendos ditën për protestën e ardhshme

22:23 | 25/05/2019

Pak pas përfundimit të protestës së të shtunës, opozita e bashkuar vendosi se kur do të mbajë të radhës. Mësohet se protesta do të zhvillohet më 31 Maj. Kjo datë korrespondon me nisjen e fushatës elektorale nga PS për zgjedhjet e 30 Qershorit, të cilat opozita i ka bojkotuar.

Ndërkohë, protesta e sotme që u zhvilluar para Kryeministrisë dhe Parlamentit ishte përgjithësisht e qetë, me përjashtim të një incidenti përpara Kuvendit. Aty protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe flakadanë, çka solli reagimin e policisë, të cilët hodhën ujë ndaj tyre.

Ndërsa është dashur ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, që situata të mos agravohej./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono