Opozita pranon ftesën e Metës për takim në Presidencë, Basha dhe aleatet të hënën në Presidencë

15:10 | 17/11/201915:100

Partia Demokratike dhe aleatët e saj i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit të Republikës Ilir Meta për një takim lidhur me krizën politike që po kalon vendi. Burime zyrtare nga Partia Demokratike konfirmojnë për ABC NEWS se takimi është fiksuar të mbahet ditën e hënë, ndërkohë që kabinetet janë duke dakordësuar orën e takimit.

Opozita pritet të ketë një ditë të ngjeshur pune këtë të hënë kur në axhendë të takimeve është parashikuar edhe një mbledhje në selinë blu me përfaqsues të OSBE-së për reformën zgjedhore.

E hëna pritet të jetë një ditë e ngjeshur edhe për kreun e shtetit, ku ashtu siç ka paralajmëruar ditën e tij të punës do ta nisë me padinë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani për të cilin ka pohuar se ka fakte tronditëse për tentativa  të kapjes së Gjykatës Kushtetuetse.

Përplasja e krijuar mes institucionit të Presidentit dhe Qeverisë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të jetë një tjetër çështje që Presidenti do të diskutojë me partitë e opozitës.

Një ftesë për takim kreu i shtetit i ka dërguar edhe Këshillit të Ambasadorëve, ndërkohë që priten edhe takime me ish-presidentë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono