Opozita përplaset me Arta Markun te “ligjet”/ Manja mbyll mbledhjen

21:24 | 11/07/2018

Raportimi vjetor i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku në komisionin e ligjeve, u shoqërua me akuza mbi punën e saj nga deputetët e opozitës. Zgjidhja erdhi nga kreu i komisionit të ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja që mbylli mbledhjen bashkë me debatin e opozitës.

Vendosi të ishte hermetike dhe e nisi me gazetarët, të interesuar për mungesën e evindetuar nga operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit gjatë seancën për të në komisionin e vettingut.

Marku: “Ju lutem mos më bezdisni”.

Por bezdia nuk iu nda prokurores Marku deri në përfundim të mbledhjes së komisionit të ligjeve, ku raportoi mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017. Krimet me përqindje më të lartë për vitin e shkuar ishin vjedhja e pasurisë, krimet ndaj rendit dhe sigurisë publike, krimet ndaj regjimit juridik të tokës dhe ato ndaj fëmijëve dhe martesës. Në bazë qarqesh, përqindja më e ulët e kriminalitetit i përket Dibrës dhe më e larta, qarkut të Vlorës.

Opozita shfrytëzoi rastin për t’a ballafaquar kryeprokuroren e përkohshme me veprimet dhe mosveprimet e saj dhe institucionit që drejton për ato çfarë selia blu konsideron shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.

Paloka: “A ka patur Prokuroria e Krimeve të Rënda në kohën që ju keni ardhur çështje nën hetim për ministra apo deputetë socialistë? Nëse po, pasi erdhët ju çfarë është bërë me këto dosje, mbi ç’bazë janë bërë emërimet e shkarkimet e drejtuesve të Prokurorisë. Si ka mundësi që Prokuroria e Tiranës u vu brenda natës në dispozicion të një trafikanti të dënuar droge siç ishte agron xhafës dhe veproi brenda 24 orëve? Kjo prokurori që duhet të ehtonte agron xhafën veproi 4 ditë pasi ishte dhënë materiali”.

Marku përgjigjet i dha e bezdisur.

Marku: “Ndërhyrjet e mia në cështjet konkrete mi ndalon ligji, dhe ju pyetet për ministra deputetë. Prokuroria nuk ndërhyn në çështje specifike, nuk kam nga ti di. Për emërimet dhe caktimet kam zbatuar kushtetutën dhe ligjin dhe vendimin e gjykatës”.

Ishin mos-përgjigjet ato që nxitën opozitarët.

Noka: “Duhet të raportojë pse sa u ul në karrige ajo mbylli çështjen e Saimir Tahirit? Pse nuk u apelua që ka qënë rregulli normal në Prokurori, të apeloheshin të gjitha vendimet e shkallave të ulëta. Pse nuk u apelua vendimi i Xibrakës? Apo sepse sipas dyshimeve tona ka familjarë të kryeministrit të përfshirë. Pse nuk ka asnjë të dhënë për hetimin e 613 kg kokainë të kapur në Durrës dhe pse dështoi ai aksion. Këto janë çështjet për të cilat duhet të flasë zonja këtu dhe jo të na tregojë përralla”.

Balliu: “Ne erdhëm këtu të presim prokuroren, na sollët këtu “Zonjën nuk e di”. Kjo nuk di asgjë!”.

Kreu i komisionit Ulsi Manja ai që i doli në mbrojtje përfundimisht përmes kartës, tashmë të vjetër, të mbylljes së mbledhjes, duke i mohuar kështu edhe deputetëve të mazhorancës mundësinë e pyetjes së titullares së institucionit të prokurorisë së përgjithshme..

Manja: “Unë këtu e konsideroj të mbyllur mbledhjen e komisionit të ligjeve”.

Për të mbrojtur protezhe-në e tij, sipas opozitës e cila denoncimin e përcolli edhe nga jashtë dyerve të komisionit.

Paloka: “Fakti që Ulsiu, i cili dihet se ka nje lidhje pak më të ngushtë me zonjën, duke parë që zonja ishte në vështirësi bëri një akt duke kërkuar që t’i mbyllë gojën opozitës, mbylli në mënyrë krejtësisht të parregullt komisionin në kulmin e pyetjeve.  Nuk është rasti i parë, këtë e bën Gramoz Ruçi, këtë bëri dhe Ulsi Manja duke mbyllur në mënyrë arbitrare punimet e komisionti të ligjeve”. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono