Opozita në protestën e studentëve, Vokshi: Nuk marrim protagonizëm

20:45 | 15/12/201820:450

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ishte e ftuar në ABC News ku u shpreh se opozita është në mbështetje të protestës së studentëve. Në Këshillin Kombëtar të PD-së që u zhvillua këtë të shtunë, Lulzim Basha ftoi qytetarët që të hënën të bëhen pjesë e saj. Vokshi sqaroi se opozita nuk kërkon të marrë protagonizëm në këtë protestë. Sipas saj, kauza e studentëve është e drejtë dhe ajo që duhet të bëhet është shfuqizimi i ligjit për arsimin e lartë.

“Të gjithë kemi fëmijë. Të gjithë kemi qenë të emocionuar për mënyrën e protestimit të studentëve. Të gjithë kemi qenë aty. Kemi respektuar dëshirën e studentëve për të mos qenë të pranishëm politikisht. Por a është një protestë me kërkesa politike? Basha e ka sqaruar sot. Nuk marrim protagonizëm. Kjo është protestë e studentëve. Por kërkesat e tyre janë të çdo familjeje. Unë kam qenë që ditën e parë me studentët. Të gjithë deputetët e PD-së janë me ta. Dy minuta i mjaftojnë Edi Ramës për plotësimin e kërkesave. Edi Rama nuk do t’i bëjë se do të tallet me ta. Ai do të shtypë shpresën, ndaj kudo në Shqipëri ke protesta. Ajo ç’ka unë kam këshilluar është që tetë kërkesat e tyre janë pasoja. Ligji i arsimit të lartë është e keqja. Nuk ka nevojë për amendime. I tëri duhet shfuqizuar.

Zoti Basha ka ftuar çdo demokrat, çdo qytetar që të hënën t’i bashkohet protestës së studentëve. Kauza e tyre është e drejtë. Edi Rama sot e kësaj dite nuk iu ka kërkuar falje studentëve për fyerjen që iu bëri”, u shpreh ajo.

Ndërkohë Vokshi ripërsëriti atë që kreu i opozitës Lulzim Basha tha në Këshillin Kombëtar se PD asnjëherë nuk do të vijë në pushtet me anë të dhunës.

“Asnjëherë PD nuk ka bërë një protestë të dhunshme. Përkundrazi ka pasur protesta në të cilat, pjesëmarrës kanë tentuar që të ushtrojnë dhunë, por kryetari Basha i ka tërhequr sepse kjo ishte mënyra që Edi Rama tentoi dhe erdhi në pushtet, mbi kufoma. Protestat nuk bëhen që të merret pushteti me dhunë, por për të protestuar kundër keqqeverisjes. Ne nuk e duam pushtetin me dhunë. PD do vijë në pushtet vetëm me anë të zgjedhjeve. Kjo është ajo që do tentojmë të bëjmë.

Ajo ç’ka unë dua të theksoj është që Edi Rama duhet larguar. Është e keqja më e madhe, është penguesi i zhvillimit, është penguesi i të ardhmes. Largimin nuk do ta bëjmë me dhunë. Largimin do ta bëjmë në bazë të protestave të përditshme”, tha ajo./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono