Opozita në Kosovë nuk pranon bashkëpunimin e Listës serbe

10:43 | 12/11/2018

Lista Serbe i ka ofruar bashkëpunim partive opozitare në Kosovë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Kjo mbështetje ka ardhur pas vendimit të ekzekutivit për vendosjen e taksës prej 10% për produktet e Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës, megjithatë partitë opozitare edhe pse kërkojnë zgjedhje të parakohshme, janë kundër rrëzimit të Qeverisë me votat e Listës Serbe.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës prej 10% për produktet nga Serbia e Bosnja ka bërë që Lista Serbe t’i ofrojë votat e deputetëve të saj për rrëzimin e Qeverisë. Megjithatë, subjektet opozitare edhe pse po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme janë kundër rrëzimit të Qeverisës me votat e Listës Serbe. Opozita thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, por sipas tyre, bashkëpunimi me Listën Serbe do të ishte i pakuptimtë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, tha për të përditshmen  “Zërin” se bashkëpunimi i kësaj partie me Listën Serbe për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” do të ishte i pakuptimtë.

“Nuk kemi biseduar për këtë çështje, por mendoj se bashkëpunimi me Listën Serbe nuk ka kuptim për shumë arsye. Arsyeja pse ata duan ta rrëzojnë Qeverinë nuk është arsye e vërtetë. Ne e përkrahim kryeministrin Haradinaj për taksën që ka vënë për prodhimet e Serbisë dhe mendojmë se masat duhet të ishin edhe më të ashpra që të mos lejohet hyrja e mallrave të Serbisë në Kosovë”, shtoi ai. /abcnews.al

 

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono