Opozita i kërkon KQZ-së materialet zgjedhore

19:25 | 09/07/201919:250

Opozita i kërkon zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i verë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit. Me këtë lëvizje opozita e bashkuar synon që përmes këtyre materialeve, me të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opinionit publik manipulimet e kryera më 30 Qershor.

Partitë e opozitës i kërkojnë zyrtarisht KQZ-së të bëjë transparencë për procesin e 30 qershorit, duke i kërkuar kopje të dokumentacionit zgjedhor. Në letrën që mban datën 8 korrik, e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi,  thuhet se kërkesa për vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore bëhet “në kushtet kur opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore në votimet moniste të 30 Qershorit”.

Kështu partitë opozitare kërkojnë kopje të listave zgjedhore për çdo qendër votimi, kopje të tabelës përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ-ja; kopje të tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ-ja; kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit, të proces verbaleve tip për mbylljen e votimit në çdo qendër votimi, kopje të vërtetuar të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, e detajuar si në qendrat e votimit, edhe të numërimit si dhe kopje të regjistrimit të kamerave të ambienteve të brendshme të KZAZ-ve.

Kërkesa e partive opozitare thuhet në njoftim bazohet në Kodin e Procedurës Administrative dhe Ligjin për të drejtën e Informimit, pasi materialet zgjedhore nuk klasifikohen si sekret dhe sipas ligjit ato duhet të vihen në dispozicion brenda 10 ditësh. Me këtë lëvizje, opozita e bashkuar synon që përmes këtyre materialeve, me të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opinionit publik manipulimet e kryera më 30 qershor.

Në njoftimin e PD-së thuhet se për këtë kërkesë të partive të koalicionit opozitar është vënë në dijeni edhe shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover, e cila pati një takim paraditen e të martës me kryetarin e PD-së Lulzim Basha./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono