Opozita greke: Tsipras-Kotzias diplomaci sekrete


23:44 | 13/07/2018

Partia kryesore opozitare në Greqi, Demokracia e Re, i kërkon sërish qeverisë së Kryeministrit Tsipras që të bëjë publike marrëveshjen që po diskutohet me Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, “Demokracia e Re” e quan “diplomaci sekrete” atë të Kryeministrit Tsipras dhe të ministrit të Jashtëm Kotzias për bisedimet që po bëhen me Tiranën zyrtare.

Në këtë aspekt, opozita greke ka kërkuar nga qeveria që në Parlament të informojnë për marrëveshjen mes dy vendeve.

“Diplomacia sekrete e Tsipras dhe Kotzias ka rezultuar në dëm kombëtar me marrëveshjen e Shkupit. Tani, njerëzit mësojnë të habitur për një marrëveshje të ngjashme që po diskutohet me Shqipërinë. Ne i kërkojmë Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të informojnë menjëherë Parlamentin për çfarë negociojnë në fshehtësi me Tiranën”, thuhet në njoftimin e “Demokracisë së Re”.

Gjatë dy ditëve të fundit është ngritur nga mediat greke tymnaja e ndryshimit të kufijve mes dy vendeve për shkak të keqinterpretimit të deklaratës së eurokomisionerit Hahn. /tvklan.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono