“Opozita e papërgatitur”, Rakipi: Regjimet nuk rrëzohen vetë

21:08 | 21/11/201921:080

Opozita shqiptare sot është më e papërgatitur se kurrë, shprehet Ylli Rakipi.

“Në Shqipëri është krijuar ky model që të rrëmbehet gjithçka. Dalja e opozitës nga sistemi është dalja më gabuar që ka bërë. Në favor të sistemit opozita shkon edhe në gjakosje. Opozita jonë është shumë e dobët dhe duhet të kuptojë që regjimet nuk rrëzohen vetë,  kërkon forcë, organizim të opozitës dhe jo një opozitë teatrale”, tha Rakipi.

Gjithashtu ai thekson faktin se lufta e opozitës nuk mund të bëhet në mbledhjet me studentë dhe të flasësh për mbiemrin e Taulant Ballës.

“Edi Rama nuk ka ku shkon nuk kthehet dot më mbrapsht, me të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri, ky është një ankth për Ramës, por sërish ai është në të drejtën e tij kur thotë këtu do të qëndroj”, tha ndër të tjera Rakipi.

Ylli Rakipi u ndal edhe tek kauza e opozitës duke theksuar faktin se duhet të mbajë përgjegjësi për fatin e nismave që ndërmer.

Nëse shpall një kauzë kundër oligarkëve, duhet të japësh një përgjigje të vërtetë, sepse në momentin që ke shpallur kauzën dhe ke marrë banorët e unazës duke i mbajtur një vit dhe një ditë i lë në mes të rrugës, ata nuk të ndjekin më. Nuk mund të braktisësh qytetarët në momentet më delikate. Tani opozita duhet të përpiqet të rregullojë veten, tha Rakipi.  Sipas tij lideri i PD, Lulzim Basha është përgjegjës për shmangien e garës brenda partisë.

Sa i përket ish-kryeministrit Sali Berisha, ai thotë se është njeriu më i fortë në këto 30 vjet. Ndërkohë që Edi Rama i ka marrë të gjitha me mënyrat e veta.

Presidenti Meta sipas Rakipit është, i vetmi i cili po përpiqet ti thotë të gjitha gjerat që konstaton si shkelje, të gjitha problematikat që ka ky vend, nuk jam dakord me pjesën tjetër që mendon për largimin e Metës, deklaroi Rakipi. Ndërkohë thekson se presidenti si fuqi politike duhet të bëjë ndryshimin në këtë vend./abcnews.l

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono