Opozita e Kosovës: Nuk kishte harmoni në samitin e Berlinit

17:50 | 30/04/201917:500

Pas samitit të Berlinit, në Prishtinë është vlerësuar se përkufizimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi ka filluar të marrë një formë të re. Opozita nga ana e saj kritikoi mungesën e harmonizimit të qëndrimeve të krerëve të shtetit në këtë samit.

Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor mund të kenë të ardhme më të mirë, nëse të gjithë bashkëpunojnë dhe mirëkuptojnë njëri-tjetrin.

Bashkë duhet ta fitojmë edhe betejën për paqen“, ka shkruar Thaçi në Facebook një ditë pas samitit të Berlinit.

Derisa kryeministri Ramush Haradinaj sot ka takuar ministrin e Brendshëm të Gjermanisë ku pas takimit ka shkruar se morën një “Po” nga Gjermania për liberalizim vizash. E njëjta gjë nuk u është thënë në samitin e djeshëm.

Por opozita ka kritikuar mungesën e harmonizimit të qëndrimeve të liderëve të Kosovës në samitin e Berlinit.

Ata kanë vlerësuar rolin e Gjermanisë dhe Francës në këtë samit.

Duhet ta vlerësojmë rolin e Gjermanisë dhe Francës në këtë proces sepse ndoshta po fillojmë një momentum të ri të këtij procesi. Besoj që rrethanat aktuale në Kosovë pamundëson një dialog substancial dhe duke qenë që jemi në fazën finale besoj që Kosova duhet të jetë më e përgatitur. Rolin më negativ në këtë proces e ka luajtur presidenti i vendit. Dëmet nga promovimi i idesë së korrigjimit të kufijve ka krijuar pasiguri sociale dhe ekonomike”, ka deklaruar Avdullah Hoti i LDK.

“Kosova prej vitesh nuk është përfaquar në formate kaq të larta me dy qëndrime shumë të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet jetike të Kosovës. Presidenti ka hapur projekte të reja që i ka vendosur pikëpyetje shtetësisë tonë”, ka thënë Glauk Konjufca i LVV.

Ndryshe në tryezën e grupit për Studime Juridike dhe Politike me temë “Dialogu Kosovë-Serbi nën dritën e Takimit në Berlin”  u tha se Gjermania dhe Franca kanë filluar ta zotërojnë procesin e dialogut.

Ndërsa për rekomandimet e dala nga ky samit kanë diskutuar sot në një takim kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me shefin e ambasadës gjermane në Prishtinë.

Veseli ka thënë se samiti i Berlinit është një hap përpara për perspektivën Evropiane të Kosovës./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono