Opozita bllokon foltoren/ Basha: Të vijë Rama e Xhafaj

10:33 | 07/06/201810:330

Edhe sot, siç do të enjte, opozita ka bllokuar foltoren e kuvendit për të penguar ecurinë normale të seancës parlamentare.

Ka qenë kryetari i PD Lulzim Basha ai që ka marrë fjalën i pari, duke kërkuar prezencën në seancë të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Basha ka akuzuar kryeministrin dhe ministrin e brendshëm si pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE e për këtë duhet të japin llogari në kuvend.

“Në këtë seancë shprehja më e qartë e kapitullimit të drogës ku mungojnë dy kokat kryesore të aleancës me krimin Rama e Xhafaj.

Kërkesa jonë është e qartë, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e tyre. Në një moment kyç për të ardhmen europianë është një detyrim moral e politik, nëse kanë vendosur të mos vijnë në këtë sallë le të largohen sot”- tha Basha.

Kryetari i Kuvendit ka bërë të ditur se kryeministri e ministri i brendshëm ndodhen në takime pune me ndërkombëtarë e do vijnë në një moment të dytë në seancë. Ai e ka ftuar opozitën të lirojë foltoren e të lejojë raportimin e institucioneve, sipas parashikimit të axhendës së seancës.

Kreu demokrat tha se është informuar për qëndrimet kundër çeljes së negociatave nga ndërkombëtarët.

“Ka katër javë që skandali i vëllezërve Xhafaj, njëri kokë e krimit dhe tjetri që e mbron atë ka pushtuar vëmendjen e opinionit publik dhe ndërkombëtarëve. Këtë të hënë kam qenë në Berlin i ftuar nga autoritet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend është shumë keq. 6 javë pas largimit të Edi Ramës nga Berlini jo vetëm që nuk është përmirësuar por ka shkuar më keq. Në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu apo çdo institucion tjetër të rekomandojë hapjen e negociatave”. 

Kryetari i Kuvendit ka ndërprerë seancën, por kjo nuk ka shërbyer që foltorja të lirohej./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono