Operacioni “Anti-Skifter”, arrestohet “tmerri” i gjermanëve

12:20 | 17/05/201912:200

Në një njoftim për median policia e shtetit ka njoftuar se është arrestuar një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Gjerman. Operacioni ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave ka arritur të finalizohet me arrestimin A.L. i cili kishte mundur të largohej nga Gjermania.

Në fillim të muajit maj 2019 në Prokurorinë e Bochum, Gjermani është zhvilluar një takim pune ndërkombëtar ndërmjet organeve ligjzbatuese të prokurorive dhe policive respektive të dy vendeve, ku u përcaktuan detyra të përbashkëta policore dhe procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të gjithë anëtarëve të këtij grupi dhe sidomos të këtij shtetasi shqiptar.

Ky shtetas ishte person i shpallur person në kërkim evropian,  i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave ”, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”,  kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga legjislacioni gjerman dhe nga nenet 287/1, 134/3 dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar.

Ndalimi u bë në zbatim të lëtër-porosisë së organeve ligjzbatuese Gjermane, pasi u regjistrua procedimi penal nr. 39/ viti 2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumente për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri  si dhe një automjet.

Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të rajonit të Bochumit, Gjermani,  Task Forca “Anti – Skifter”  dhe  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, po vijon puna  për dokumentimin e plotë  ligjor të aktivitetit kriminal  të këtij grupi të strukturuar, ku deri tani  është provuar se  ka kryer  25 vjedhje banesash, por dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë rajon.

Aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihet në periudhën kohore 2015-2018  në dhjetë rajone në Gjemani. Policia Gjermane ka bashkëpunuar me Task Forcën “Anti – Skifter” dhe më pas nga  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ku dhe është regjistruar procedimi penal. Operacioni “Anti – Skifter” vazhdon në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së”, beri me dije në njoftimin e saj policia e shtetit./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono