Operacion antidrogë në Kombinat, arrestohen 2 persona

12:41 | 21/11/201912:410

Policia e Tiranës gjatë një aksioni të koduar “Kombinati”njofton se, ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, të cilit shisnin lëndë narkotike, të llojit heroinë, në zonën e Kombinatit dhe Tiranës së Re.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 2 persona përkatësisht , K. B., 23 vjeç, lindur në Berat dhe  D. Ll., 18 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë.

Në kuadër të këtij operacioni policia njofton se, ka ushtruar kontroll në banesat e personave, ku janë gjetur 3.9 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, një armë zjarri, shkop gome, doreza metalike elektrike, neutralizues etj.

Arrestimi i tyre u bë i mundur pasi policia kishte marrë informacione të ndryshme se personat shpërndanin lëndë narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Kombinati”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohet 3.9 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, një armë zjarri, shkop gome, doreza metalike elektrike, neutralizues etj.

Në pranga dy poseduesit, që njëkohësisht edhe shpërndanin lëndën narkotike të sekuestruar gjatë operacionit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, se dy persona në zonën e Kombinatit dhe Tiranës së Re, po shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kombinati”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. B., 23 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

– D. Ll., 18 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të stadiumit Dinamo kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin K. B. dhe gjatë kontrollit të tij, në një çantë krahu që mbante, në xhepin e brendshëm është gjetur një qese transparente, brenda së cilës kishte lëndë të dyshuar heroinë.

Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u ushtrua kontroll në banesën e tij me qira në rugën “Gjin Gjergji” dhe nga kontrolli i ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet, një armë zjarri pistoletë tip TT me dy krehëra metalik dhe 21 fishekë, një shkop metalik me hapje, si ato të punonjësve të Policisë, një sasi lënde narkotike në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Operacioni ka vijuar me kapjen e shtetasit D. Ll. dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti metalik, një elektrik paralizues, një sasi lënde në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.”/abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono