OBSH: Po ulet numri i burrave duhanpirës. Po gratë?

08:58 | 27/12/201908:580

Për herë të parë, pirja e duhanit tek meshkujt ka shënuar rënie, një zhvendosje kjo në epideminë globale që ka sjellë pasoja në jetët e dhjetëra miliona njerëzve përgjatë dekadave. 

“Kjo është e rëndësishme për ne, sepse në 20 vitet e fundit burrat ishin ata që pinin duhan më shumë dhe në mesin e tyre kurrë nuk kemi parë rënie. Ne kemi parë rënie të duhanpirjes në mesin e grave, por kurrë te burrat”, thotë Dr. Ruediger Krech, drejtor për promovimin e shëndetit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

OBSH thotë se çdo vit 8 milion njerëz vdesin nga pirja e duhanit.

Organizata thotë se kjo prirje e rënies së pirjes së duhanit në mesin e meshkujve është rezultat i fushatave kundër pirjes së duhanit të sponsorizuara nga një numër qeverish.

“Raporti zbuloi se shumë përparime janë duke u bërë në kontinentin e Amerikës. Ky është rajoni me shumicën e vendeve që ka të ngjarë të arrijnë objektivin e uljes me 30 për qind. Politikat kundër pirjes së duhanit kanë qenë në fuqi në vendet e këtij rajoni për një kohë pak më të gjatë, dhe kjo do të ndihmojë në shpjegimin e suksesit në këtë zonë”, shprehet Alison Commar, një nga autorët e raportit.

Por, ajo shton se rajonet e tjera të botës ende përballen me një betejë të fortë.

“Rajoni i Mesdheut Lindor ka shumë vende që sapo kanë filluar të punojnë për kontrollin e pirjes së duhanit. Në Afrikë ka disa vende që kanë punuar për shumë vite për të pakësuar pirjen e duhanit dhe po shohin rezultate të mira, dhe vende që janë në fillim të luftës kundër epidemisë së duhanit”.

Pirja e duhanit shkakton kancer në mushkëri, sëmundje të tjera të frymëmarrjes dhe është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, si infarkti dhe sëmundjet e zemrës, kancerin e gojës, fytit dhe llojeve të tjera të kancerit. Për këtë arsye nuk mund të jemi të kënaqur me progresin e deritanishëm, thotë Dr. Krech.

“Ne duhet të vazhdojmë reklamat kundër pirjes së duhanit, që akoma nuk janë të pranishme në të gjitha vendet. Duhet të vazhdojmë me rritjen e taksave ndaj duhanit dhe natyrisht nuk duhet të pimë duhan në vende publike.”

Raporti i OBSH-së parashikon që deri në vitin 2020, do të ketë 10 milionë më pak duhanxhi në përgjithësi, burra dhe gra, sesa në vitin 2018. Por, pavarsisht progresit të shënuar, arritja e objektivit global të vendosur nga qeveritë për të ulur përdorimin e duhanit me 30 për qind në pesë vitet e ardhshme nuk është në rrugën e duhur.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono