NYT: Soleimani zhvilloi takime të fshehta me sauditët dhe EBA, kjo shqetësoi Izraelin
TEHRAN, IRAN - (ARCHIVE): A file photo dated September 18, 2016 shows Iranian Revolutionary Guards' Quds Force commander Qasem Soleimani during Iranian Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei's meeting with Revolutionary Guards, in Tehran, Iran. The U.S. confirmed Thursday that it carried out a strike that killed Iranian Revolutionary Guards' Quds Force commander Qasem Soleimani in the Iraqi capital Baghdad. The strike near Baghdad International Airport killed Soleimani, one of the most powerful commanders of Iran's Revolutionary Guards, and Abu Mahdi al-Muhandis, vice president of the Hashd al-Shaabi group, or Popular Mobilization Units (PMU), local media reported. (Photo by Pool / Iranian Supreme Leader Press Office /Anadolu Agency via Getty Images)

17:19 | 14/02/202017:190

Gjenerali iranian Qasem Soleimani, i vrarë në fillim të muajit janar në një sulm amerikan, pak para atentatit kishte organizuar takime midis Iranit, Emiratave të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabisë Saudite për uljen e tensioneve ndërmjet këtyre vendeve, pohoi gazeta New York Times (NYT), transmeton Anadolu Agency.

Gazeta amerikane shkroi se EBA ka mbajtur takime të fshehta me Iranin në shtator të vitit 2019 pa dijeninë e Washingtonit dhe se këto takime ishin planifikuar nga Soleimani.

Siç shkruan NYT, mosveprimi i Washingtonit ka nxitur dyshime tek aleatët e saj të Gjirit në lidhje me politikën e “presionit maksimal”, posaçërisht pas shkarkimit të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton, i cili njihej për qëndrimit kundër Iranit, dhe pas sulmit ndaj fabrikave saudite të naftës.

Me këtë, shkruan gazeta, EBA nisi takimet e fshehta me Iranin pa pëlqimin e SHBA-së. Një delegacion i lartë iranian në fund të shtatorit ka vizituar Abu Dabin, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të EBA-së për uljen e tensioneve në rajon.

NYT shkruan se takime të ngjashme janë realizuar në periudhën e njëjtë edhe midis Arabisë Saudite dhe Iranit me ndërmjetësim të Irakut dhe Pakistanit, të organizuara nga gjenerali i vrarë Soleimani.

“Takimet shqetësuan SHBA-në dhe Izraelin”

Siç thuhet më tej, me të mësuar për takimet e EBA-së, aleat i SHBA-së kundër Iranit në rajon, Washingtoni është shqetësuar për një dështim të mundshëm të politikës së “presionit maksimal” ndaj Teheranit.

Duke cituar një zyrtar të inteligjencës, NYT shkroi se kjo çështje është diskutuar edhe gjatë vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Izrael në muajin tetor gjatë një takimi me shefin e Mossad-it izraelit, Yossi Cohen, i cili i ka shprehur shqetësime kryediplomatit amerikan se koalicioni kundër Iranit mund të prishet.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono