“NYT” shkrim për protestat në Ballkan: Rama i mbështetur nga SHBA dhe BE

23:30 | 02/06/2019

“New York Times” i ka kushtuar një shkrim manifestimeve që kanë përfshirë në muajt e fundit Ballkanin. Duke cituar edhe Shqipërinë, gazeta prestigjioze shkruan se opozita proteston prej disa muajsh. Por kryeministrin  Rama i mbështetur nga SHBA dhe BE, ndihet i sigurt në pushtetin e tij.

Gazeta prestigjioze amerikane, “New York Times” i ka kushtuar vëmendje protestave që kanë përfshirë së fundmi rajonin. Në një shkrim me titull “Pranvera ballkanase në sezonin e verës”, “New York Times” tregon se si në Shqipëri, por edhe Bosnje e Serbi, qytetarët kanë mbushur rrugët në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisjes.

“Pavarësisht specifikave, të gjitha protestat janë të nxitura nga ndjesia se qeveritë drejtohen nga kleptokratë me tendenca autoritare, që përfitojnë nga demokracia e brishtë dhe mungesa e kontrolleve ndaj pushtetit ekzekutiv”, thuhet në shkrimin e “New York Times”.

Gazeta e njohur vlerëson se, aty ku dikur kishte shpresë se rruga e anëtarësimit europian do të nxiste liderët të ndërmerrnin reforma ka ndodhur e kundërta.

“Në Shqipëri protestuesit mblidhen prej muajsh dhe madje janë përpjekur të bastisin Parlamentin, teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe vjedhje votash”, shkruan “New York Times”.

Megjithatë, vijon gazeta, Rama, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, duket i sigurt në pushtetin e tij. Duke cituar njohës të situatës, media prestigjioze vlerëson më tej se situata paraqitet e tillë edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Por zyrtarët në Bruksel, të trembur nga prirjet nacionaliste brenda bllokut, interes parësor në rajon kanë stabilitetin, edhe me kusht që të mos funksionojnë institucionet demokratike./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono