Numri i të arsimuarve në Shqipëri problem për anëtarësimin në BE

15:45 | 06/06/201915:450

Shqiptarët ende janë larg ëndrrës evropiane. Këtë e tregojnë shifrat e publikuara nga Eurostat, ku tregojnë se më pak se 23% e shqiptarëve në grupmoshat 30-34- vjeç kanë arsim të lartë. Por, në krahasim me 5 vite më parë, kjo shifër është rritur.

0.9 % e shqiptarëve të moshës 25-64 vjeç mësojnë përgjatë gjithë jetës së tyre dhe kjo shifër e bën të pamundur anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Duke qenë se arsimi i lartë është një kusht për anëtarësim, objektivi i Bashkimit Evropian është se deri në 2020, përqindja të rritet në 40. Ndërsa Eurostat në shifrat e publikuara tregon se më pak se 23% e shqiptarëve të grup moshës 30-34 vjeç janë të diplomuar në bachelor, por në krahasim me 5 vite më parë, përqindja është rritur.

Shqipëria nuk është vetëm në këtë luftë. Bosnjë Hercegovina dhe Rumania gjithashtu renditen në fund për përqindje të ulët të personave me arsim të lartë. Për Kosovën mungojnë shifrat./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono