“Nuk presim në pafundësi”, çfarë ndodh me reformën zgjedhore nëse PD nuk ulet në komision

20:48 | 21/10/201920:480

Do të presin për PD-në, por jo në pafundësi. Është ky përfundimi i PS-së në lidhje me komisionin për reformën zgjedhore.

Deputeti i saj, Arben Pëllumbi, deklaroi këtë të hënë në televizionin ABC News se nëse PD është e interesuar për reformën duhet të ulet dhe të fillojë puna.

Nëse PD nuk ulet, por vazhdon me qëndrimet ultimative, atëherë sipas deputetit do të realizohet një Kod i ri Zgjedhor i bazuar vetëm në rekomandimet e ODIHR.

“Ne mendojmë që rruga e vetme në të cilën mund të kryhet reforma është në përmjet komisionit që është rruga institucionale. PD nëse është e interesuar i ka të gjitha mekanizmat brenda këtij komisioni për t’i arritur çështjet që asaj i interesojnë sikurse ne kemi pikësynimet tona. Ne duhet të ulemi dhe të flasim për këtë gjë, duhet të fillojë puna për këtë gjë. Ne nuk do të presim në infinit. Nëse PD mban këtë qëndrimi refraktar si sot që thotë o kështu siç them unë o jo ne do të ecim përpara me reformën në parlament. Ne kemi bërë një sugjerim tonin që në raste se do të ecim në këtë rrugë që nuk e duam, por do jemi të detyruar të ecim, atëherë ndryshimet që do bëjmë në Kodin Zgjedhor do kenë të bëjnë vetëm nga rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe nuk do reflektojmë në to asnjë nga kërkesat që kemi ne si forcë politike”, tha Pëllumbi.

Sekretari organizativ në PS ta gjithashtu se problemi në Shqipëri nuk është me sistemin zgjedhor. Sipas tij, duhet të ketë një administratë zgjedhore, e cila duhet të jetë jo politike.

“Ne si forcë politike jemi të hapur për ta diskutuar, por mendojmë që sistemi nuk ka nevojë për ndryshime, por ne jemi të hapur për të diskutuar nëse gjenden argumentet për të na bindur në këtë gjë. Shqipërisë nuk i vjen e keqja nga lloji i sistemit, por si e përdor sistemin që ka në dispozicion. Çdo lloj sistemi në vetvete është demokratik dhe nxjerr një produkt demokratik po e zbatove siç duhet. Çdo sistem ka të mirat dhe të këqijat e veta.

Kjo është një gjë që dëshirojmë ta zbatojmë që ta çdepolitizojmë sistemin e administratës zgjedhore. Që nga KQZ dhe gjithçka poshtë. E gjithë administrata zgjedhore duhet të jetë jo politike. Në 2003-2004 kemi patur administratë jo politike”, tha Pëllumbi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono