Nuk ka surpriza në Europa League

13:09 | 22/02/201913:090

Nuk ka surpriza në ndeshjet e kthimit të fazes së 1/16 në Europa League. Fitore të thella kanë arritur Inter, Chelsea dhe Arsenal.

Nuk ka surpriza në ndeshjet e kthimit në fazen e 1/16 në Europa League. Skuadra e Arsenal arriti një fitore të thellë 3-0 në shtëpi përballë Bate Borisov. Të besuarit e trajnerit Unai Emery nuk e patën të veshtirë të përmbysnin humbjen në ndeshjen e parë. Londinezët kaluan në avantazh që në minutën e 4 të takimit falë një autogoli të Volkov. Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 39 me Shkodran Mustafi. Xhaka kroson saktë në zonë, aty ku gjendet Mustafi që fiton duelin ajror me kundërshtarin dhe vendos për shifrat 2-0. Pjesa e parë e takimit mbyllet në avantazhin e dyfishtë të Arsenalit. Në minutën e 60 është Papastathopulos që vendos golin përfundimtar për 3-0.

Me të njëjtin rezultat fitojnë dhe Chelsea në shtëpi ndaj Malmo duke i dërguar shifrat e përgjithshme në 5-1. Në pjesën e parë, londinezët nuk ia dolën të zhbllokonin rezultatin ndërkohë që në filimin e fraksionit të dytë të lojës Zhiru zhbllokon shifrat duke kaluar në avantazh vendasit. Pak minuta më vonë është Barkley që realizon një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit duke dërguar shifrat në 2-0. Për shifrat 3-0 mendon Hudson dhe Chelsea kalon në fazën tjetër të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube.

Napoli nuk zhgënjen në shtëpi ndaj Zyrih. Të besuarit e trajnerit Karlo Ançeloti fituan pastër 2-0. Simone Verdi kaloi në avanatazh bardhekaltërit duke realizuar një gol mjaft të bukur në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi gjendet i pa markuar në zonë dhe nuk e ka të vështirë për ta dërguar topin drejt rrjetës. Goli i dytë erdhi në minutën e 74. Ounas u tregua i saktë përballe portierit duke realizuar qetësisht. Napoli kalon pa probleme në fazen tjetër dhe cilësohet si nje nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni.

Inter shkatërroi me shifrat e thella 4-0 skuadrën e Rapidit të Vjenës. Zikaltërit shkëlqyen me lojë dhe rezultat duke bërë që të mos ndihet aspak mungesa e Mauro Ikardit. Vecino kaloi në avantazh Interin në minutën e 10. Pak minuta më vonë ishte Ranokia që shënoi nga jashtë zone për shfirat 2-0 duke e dërguar skuadren në avantazh të dyfishtë në dhomat e zhveshjes. Në të 79 minutë, Perisiç realizon një gol mjaft të bukur duke i dhënë një goditje të fortë kritikëve ndaj tij. Për shifrat 4-0 mendon Politano që godet saktë në brendësi të zonës. Paraqitje mjaft e mirë e Interit që shndërrohet në një skuadër tjetër nga ajo që shohim në kampionat./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono