Nuk ka surpriza në Europa League, eliminohen Kukësi

22:45 | 18/07/201922:450

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e kthimit të Evropa League ndaj Debrecen. Të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka e patën të pamundur të përmbysnin humbjen 3-0 të ndeshjes së parë.

Konsiderohej një mision i pamundur dhe ashtu rezultoi. Skuadra e Kukësit i bashkohet Laçit dhe Teutës duke u eliminuar nga kupat e Evropës. Formacioni i teknikut Ernest Gjoka nuk ia doli të bënte surprizën në Elbasan Arena pasi vinin nga një disavantazh prej tre golash të pësuar në transfertën hungareze. Debreçen siguroi kualifikimin në turin e tyre të Europa League falë eksperiencën pasi ekipe të tilla të ndëshkojnë nga episode  e caktuara.

Rroca ka shansin e artë në minutën e tretë të takimit po gabon brenda zonës duke humbur një mundësi reale.

4:30 Kukësi pozicionohet në sulm duke vendosur jo pak nën presion skuadrën mike me Valdet Ramën i cili lëshon një goditje të fuqishme por jashtë kuadratit.

Në të 9 minutë reagon Debrecen por goditja e Truiç shkon në rrjete të jashtme.

Pas disa tentativave skuadrës e Kukësit shënon me Ethemi në minutën e 16. Futbollisti asistohet nga Rroca , shmang mbrojtësin kundërshtar dhe shënon me gjakftohtësi për shifrat 1-0.

Ishte serish Rroca që kishte mundësinë për ta dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-0 por topi shkon jashtë.

Kukësi luan mirë por ndëshkohet pas një gafe të portierit Frashëri.

Verilindoret nuk ia dalin të vazhdojnë rrugëtimin në Europa League dhe skuadra e vetme shqiptare që mbetet në Evropë është Partizani./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono