Nuk është më mister, zbulohet emri i ri i stadiumit kombëtar

16:39 | 09/11/201916:390

STADIUMI KOMBETAR DO TE QUHET “ARENA AIR ALBANIA”. KOMPANIA AJRORE JEP 650 000 EURO NE VIT, KONTRATE 5-VJEÇARE

Air Albania do të jetë emri i stadiumit të ri kombëtar të futbollit. Kompania ajrore mësohet se ka fituar garën duke ofruar 650.000 euro në vit, ndërsa zyrtarizimi bëhet javën e ardhshme.

Edhe një mister duket se u zbulua. Stadium i ri kombëtar mësohet se e gjeti emrin e tij, dhe se fituesi i ankandit për sponsorizimin e ka një fitues, Air Albanian.

Kompania ajrore shqiptare mësohet se ka ofruar 650 000 euro në vit, dhe se është gati të firmosë kontratën 5-vjeçare, ashtu siç kërkonte Federata Shqiptare e Futbollit kur nisi procedurat për emrin, në korrik të këtij viti.

Në garë mësohet se kanë qenë disa kompani, ndërsa kërkesa është dorëzuar në Federatë deri në 15 gusht, atëherë kur ishte afati i vendosur.

Pretendimi nga drejtuesit e futbollit shqiptar ishte për të paktën 600 000 euro në vit, duke vlerësuar edhe koston e mirëmbajtjes së impiantit, por edhe përfitimet që mund të nxirrte reklamimi i emrit në një stadium të tillë.

Federata kishte vendosur edhe një kusht, që kompania pretenduese të kishte xhiro të paktën 10 milionë euro në vit, ndërsa nuk dihet zyrtarisht nëse Air Albania e ka këtë xhiro.

Ishte e pritshme që ankandi për emrin e stadiumit të mbyllej përpara ndeshjes me Francën në eliminatoret e Euro 2020-ës, dhe pritet që zyrtarizimi I marrëveshjes të bëhet në fillim të javës që vjen./ ABC NEWS ALBANIA 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono