Nuk është Amerika, cilat janë vendet më të mira për të rritur fëmijët? Po Shqipëria?

20:27 | 19/01/202020:270

Studimet e fundit kanë treguar se vendi më i mirë për të rritur fëmijët nuk është Amerika, por Danimarka.

Raporti, i cili rendit vendet më të mira, vlerësoi 73 kombe dhe kjo renditje bëhet çdo vit nga studiues të Shkollës Wharton të Universitetit të Pensilvanisë.

Në këtë renditje, nuk ekziston Shqipëria.

Danimarka është njohur si vendi më i mirë për të krijuar një familje falë politikave shumë bujare për gratë që sapo kanë lindur dhe lejes së atësisë, sistemit shëndetësor dhe arsimit publik falas në këto vende.

Në vendin e dytë renditet Suedia ndërsa në të tretin Norvegjia.

Kanadaja dhe Holanda janë në pesë të parat, pasuar nga Finlanda, Zvicra, Zelanda e Re, Australia dhe Austria.

Dy vendet fqinje të Shqipërisë, Italia dhe Greqia renditen përkatësisht në vendin e 16 dhe 21.

Në listën me 73 shtetet renditen edhe dy vende të Ballkanit, Kroacia në vendin e 24 dhe Serbia në vendin e 63.

Sondazhi u krye duke pyetur më shumë se 20,000 njerëz në SH.B.A., Azi, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Pjesëmarrësit u ndanë në mënyrë të barabartë në grupe të ndryshme në mënyrë që të kishin përfaqësim të saktë për secilin komb./abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono