“Nuk e dimë çfarë hamë, janë me kimikate”

15:09 | 15/07/2019

Në Kukës qytetarët janë të shqetësuar për cilësinë e ushqimeve që konsumojnë. Ata thonë për ABC News se prodhimet janë me kimikate dhe preferojnë më shumë ato të zonës. Edhe tregtarët shprehen se kur marrin furnizimin nga Lushnja apo Tirana nuk pajisen me asnjë certifikatë sigurie apo fletë analize të prodhimeve.

Konsumatorët janë më të shpeshtë në tregun e fruta perimeve të Kukësit, por skeptike për atë çfarë blejnë. Preferojnë të marrin pak gjëra, mundësisht të jenë prodhime të zonës.

Qytetarët ndihen të shqetësuar për ushqimet që u duhet të konsumojnë. U duken pa shije dhe nga viti në vit produktet humbin cilësi.

Tregtarët përpiqen që pjesën më të madhe të prodhimeve ta marrin në Kukës.

Pjesën tjetër të furnizimit thonë se e sigurojnë nga duar të sigurta por edhe pse të tillë nuk marrin asnjë certifikatë sigurie për mallrat apo fletë analize që shoqërojnë prodhimet.

Në këto kushte konsumatorët janë të orientuar të blejnë me shumë prodhime të Kukësit se sa ato që vijnë nga Lushnja apo Tirana./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono