“Nuk duhet të qahen qytetarët se i varen këmbët Lulzim Bashës”

20:15 | 10/07/2019

Më shumë se gjysma e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është e rinovuar sipas deputetit Ervin Bushati. Teksa ishte i ftuar në rubrikën “Mbrëmje ABC” këtë të mërkurë, ai tha se në Partinë Demokratike vazhdon dhe drejton po një njeri.

Sipas Bushatit, qeveria nuk lufton për kundërshtarin, por për qytetarët. Gjithashtu përballë gazetares Mirela Milori, deputeti tha se “nuk duhet të qahen qytetarët se i varen këmbët Lulzim Bashës”.

Ervin Bushati: Modestisht për moshën se nuk jam më as i vogël, unë jam një prurje e re. Mbi 60% e grupit parlamentar të PS-së është e rinovuar, ndërkohë që kemi një kryeministër që nuk ka qenë kryeministër që në 90-tën. Në PD drejton po një njeri.

Mirela Milori: Përballë nuk keni një opozitë për të qenë se po të kishte një parti po kaq të fortë, ndoshta…

Ervin Bushati: Do ta lemë ndeshjen ne se nuk kemi kundërshtar të mirë?

Mirela Milori: Jo. Jeni pa kundërshtarë njëherë se këta ikën e lanë ndeshjen.

Ervin Bushati: Po pra, por këtu e ke gabimin me gjithë respektin. Ne nuk e bëjmë ndeshjen për kundërshtarin, e bëjmë për qytetarin, që të qeverisim më mirë. Mos të qahen qytetarët se i varen këmbët kalorësit. Punë e madhe, Lul Basha është shumë mirë edhe në opozitë se i bën të gjitha të vetat. I ka të gjitha favoret. Unë mendoj që nuk duhet të qahen qytetarët se i varen këmbët Lulzim Bashës, le t’i varen kur nuk është i zoti, ça halli kanë . Nuk është problemi jonë të akomodojmë, të kënaqim, të mbajmë gjallë me serume opozitën. Jo është të bëjmë rrugë më të mira, të ketë drejtësi për shqiptarët, të funksionojë drejtësia, të kenë spitale më të mira, kjo është ndeshja jonë. Nuk është ndeshja jonë të mbajmë skuadrën kundërshtare me gajret. Partitë e tjera janë familjare, keni të drejtë. Ps nuk ka qenë asnjëherë parti familjare, se po të ishte ashtu do kishte ngelur nga epoka e diktaturës me dikë të vendosur dhe nuk do lëvizte./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono