“Nuk duhej të ndodhte”, Loredana tregon arsyet e ndarjes me Mozzik

08:40 | 14/01/202008:400

Ishte një nga ndarjet më të bujshme që u komentua gjatë në mediat rozë. Por Loredana më në fund ka thyer heshtjen duke treguar arsyen pse u nda nga Mozzik.

“Nuk ka qenë e planifikuar ndarja ime me Mozzik”, kështu është shprehur Loredana në emisionin “NIN”.

“Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të ndodhnin”, u shpreh reperja para se të tregonte arsyet e ndarjes me reperin nga Kosova.

Reperja sqaroi se ndarja nuk u bë për marketing ashtu siç shumica e njerëzve dyshonin:

“Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë makreting për shkak të çikës, as unë as Mozzik s’kemi nevojë që të bëjmë ndarje për tu përfolur.

Pse ka ndodh s’mund të të tregoj saktë, por nuk e di. Është shumë e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë, nuk kemi pasur arsye me u nda, por kemi qenë të dy shumë të stresuar. Shumica mendojnë se është nice të bësh të njëjtën punë, të punosh non stop bashkë, e të kacafytesh, por 80 për qind e kemi kaluar mirë bashkë”, u shpreh Loredana.

“Kam për ta respektuar më së shumti dhe çika ime i ngjan Mozzik, cikën e dua më shumë se cdo tjetër në botë, e kam prej tij”, vijon ajo.

Loredana shprehet se aktualisht ka marrëdhënie të mirë më Mozzik, dhe kjo jo vetëm për hir të vajzës. Ajo la hapur edhe mundësinë e një rikthimi, që nuk e di me siguri nëse do të ndodhë, pasi parësore për të është vajza:

“Nuk ka ndodhur diçka që ne mos të flasim me njëri-tjetrin. Ai më respekton, unë e respektoj, kjo ka rëndësi. Nuk e kam mendimin se cfarë do bëjmë për tu rikthyer, çikën e kam para meje. Më pas ndoshta qetësohemi!”./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono