Notre Dame, mbahet mesha e parë që nga zjarri

14:31 | 16/06/201914:310

 

Priftërinjtë parizienë kanë vendosur kasketa mbrojtëse në meshën e parë të mbajtur në katedralen Notrë Damë, që nga rënia e zjarrit në muajin prill. Autoritetet kanë paralajmëruar se ka ende pjesë të godinës që rrezikojnë të shemben.

Katedralja Notrë Damë në Paris mbajti të dielën meshën e parë që nga rënia e zjarrit që shkaktoi dëme të konsiderueshme në çatinë dhe shkatërroi majën e strukturës. Godina gotike rrezikoi shkatërrimin më 15 prill kur u përfshi nga flakët, edhe pse kullat binjake të këmbanave dhe pjesë të tjera të saj, përfshirë thesaret artistike me vlerë, shpëtuan.

Të veshur me kasketa mbrojtëse, priftërinjtë të udhëhequr nga arqipeshkvi i Parisit mbajtën meshën e parë për një audiencë të kufizuar njerëzish, e përbërë nga 30 persona. Ekspertë të ndërtimit lejuan që shërbesa të mbahej vetëm në një pjesë të godinës, mbrapa vendit ku qëndron kori, që mban dhe Kurorën e Gjembave, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se shpreson që qytetarët e vendit të mblidhen së bashku për të rindërtuar kryeveprën shekullore, një simbol i Francës që ndodhet në zemër të Parisit. Ndërsa ministri francez i Kulturës, Frenk Rister deklaroi se godina mbetet në një gjendje të brishtë dhe paralajmëroi se tavani i saj rrezikon ende të shembet.

Audienca që ndoqi meshën përbëhej kryesisht nga anëtarë të klerit dhe punonjës të kishës, si dhe nga disa punëtorë që po punojnë për rindërtimin e saj./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono