“Njohëm pavarësinë e Kosovës, por Serbia e shikon pjesë të saj”


17:48 | 12/02/2018

Gjatë vizitës në Beograd, zëvendëskancelari austriak nënvizoi se realiteti është që Serbia e shikon Kosovën, si pjesë të saj. Megjithatë, ai bëri thirrje për një zgjidhje me dialog dhe të paanshme.

Zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache, gjatë vizitës zyrtare në Serbi tha se problemi i Kosovës nuk zgjidhet në afat të gjatë. Ndërsa nënvizoi se Beogradi dhe Prishtina kanë nevojë për kompromis, duke shtuar se asgjë nuk mund të funksionojë njëanshëm. Strache në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tregoi dhe disa realitete sipas pikëpamjeve të tij.

“Realiteti është se Austria njohu pavarësinë e Kosovës. Por realiteti tjetër është se Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj”, theksoi zyrtari austriak. Ndërsa më tej shtoi: “Është e nevojshme që të dyja palët të takohen me njëra-tjetrën dhe të gjejnë një kompromis”. Gjithashtu Strache rikujton në Beograd se nga 193 vende të OKB-së, 105 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Duke folur në konferencë, zëvendëskancelari austriak theksoi se para se të ishte pjesë e qeverisë, ka kritikuar vendimin e Austrisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. “Austria qëndron prapa vendimit për pavarësinë e Kosovës, por unë e kuptoj pozitën e serbëve. Serbia nuk është një problem, por është pjesë e zgjidhjes”, tha Strache.

Ndërkohë, Daçiç ka shprehur mirënjohje ndaj qëndrimit të zyrtarit austriak. “Është koha për ta kuptuar realitetin, se pa një marrëveshje dhe dialog nuk ka zgjidhje, tha ministri i Jashtëm serb. Ndërsa më tej, Strache dhe Daçiç vlerësuan momentin e mire në mardhëniet mes Vienës dhe Beogradi. Gjithashtu zëvendëskancelari tha se Austria do të mbështesë Serbinë në procesin e integrimit në BE./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono