Njihuni me “Keqin”, artistin që bën tatuazhe në bunker

21:55 | 20/01/2019

“Këtu jemi në ambientet e “Max Mad” në Ballkan. Jemi në Shqipëri dhe një bunker ngrihet në mes të një toke plot gjelbërim. Kjo është shpella e “Keqit”, të cilën ai e shndërroi në një sallon ku u bën tatuazhe klientëve të tij”, kështu e nis shkrimin media franceze.

52 vjeçari, “Keqi” u largua nga Shqipëria në moshën 18 vjeç, disa muaj pas vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili gjatë kohës që ai ishte në pushtet ngriti 750,000 bunkerë në të gjithë vendin.

Duke iu përgjigjur vizionit të tij paranojak të botës, me anë të tyre ai kishte për qëllim t’i përgjigjej agresionit të mundshëm, qoftë sovjetik, perëndimor apo jugosllav.

Në atë kohë “Méchant” në shqip “Keqi”, pseudonimi i vënë nga gjyshi i tij, shkoi në Nju Jork ku punonte në një piceri, por gjithashtu ai ishte pjesë e një grupi. Ai grup merrej me vepra të jashtëligjeme dhe për kërë arsye “Keqi” u dënua me 12 vite burg.

“Isha në vendin e gabuar në kohën e gabuar”, thotë ai.

Ndërsa ishte në paraburgim, ai mësoi artin e tatuazheve. Këtë art,  sapo u kthye në Shipëri në vitin 1997 ai vendosi ta ushtronte si profesion.

Ai u kthue në fshatin e tij Koplik, në brigjet e liqenit të Shkodrës, në Shqipërinë e veriut, një zonë kufitare me Malin e Zi ku ka shumë bunkerë të braktisur.

Ai blen tokën ku ndodhej edhe bunkeri i cili do t’i shërbente atij në të ardhmen. “Meqenëse bunkeri ishte atje, vendosa ta shfrytëzoja.

Më ofruan disa mjete dhe hapën një lloj salloni për tatuazhe, fillimisht për miq “, kujton Keqi, i cili tashmë është bërë edhe baba. Ndërsa emri i vërtetë i tij është, Pjetër Gjekaj, të cilin nuk ngurron t’a tregojë.

Në hyrje të bunkerit do të dalloni shqiponjën me dy koka, simboli i Shqipërisë. Brenda, ai e ka dekoruar strukturën e betonit me pikturat e tij.

Me këtë gjetje ai ka tërhequr vemënje e dashamirësve të tatuazheve, të cilët shkojnë atje. Çmimi i një tatuazh është rreth 30 euro, por ai thotë se merr aq lek sa klientët i japin./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono