Njihej si “Zoti i portit”, arrestohet bosi më i madh i drogës në Spanjë

14:03 | 15/12/201914:030

Garda Civile në Spanjë njoftoi arrestimin e të ashtuquajturit “Zoti i portit”, i cili njihej për trafikimin e kokainës nga porti i Algesiras në Spanjë drejt Kolumbisë, Marokut dhe Francës.

Policia tha se bëhet fjalë për një 54-vjecar spanjoll, i përfshirë në trafikun e drogës që prej rinisë së tij dhe i njohur si “Zoti i Portit”. Ai ishte personi me rrjetin më të mirë të kontakteve për të rikuperuar dërgesat e kokainës pas mbërritjes së tyre në portin e Algesiras, që ndodhet në jug të Gadishullit Iberik, pika më nevralgjike e hyrjes për drogën në vend.

Arrestimi i këtij personi përbën fazën e dytë të një operacioni të nisur gjatë verës së vitit 2018 dhe gjatë të cilit u arrestuan 21 persona, përfshirë dhjetë persona që punonin për port dhe u sekuestruan 480 kilogramë kokainë./abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono