Njerëzimi kërcënohet nga përplasja e asteroidit në tokë

15:14 | 25/11/201915:140

NASA ka njoftuar se gjatë 84 viteve të ardhshme toka mund të goditet nga një asteroid vdekjeprurës. Nga sistemi i automatizuar i paralajmërimit “Sentry”, NASA ka gjurmuar lëvizjet e asteroidit i cili parashikon që fluturimi i këtij asteroidi do të ndodhë në prill të vitit 2060.

NASA gjithashtu njofton se ekszistojnë dhe 9 mundësi të tjera ku pritet që asteroidi të përplaset më Tokën. Edhe pse shanset janë të vogla, asteroidi do të afrohet aq shumë sa që NASA po përgatitet dhe po ruan një vëmendje vigjilente për të ardhmen e parashikueshme. Bazuar në madhësinë dhe shpejtësinë e tij, NASA llogarit forcën e ndikimit do të ishte ekuivalente me 1.200.000 kilotona të energjisë kinetike.

Ndërkohë administratori i NASA-s, Jim Bridenstine bëri thirrje që një studim global të nisë urgjentisht në kërcënimin që i paraqitej njerëzimit nga një përplasje e madhe asteroidësh. Ai bëri thirrje që fuqitë botërore të fillojnë menjëherë përgatitjet për ndikimin e ngjarjeve meteorike. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono