Një tjetër tërmet është regjistruar në Gjirin e Lalzit

15:34 | 15/07/201815:340

Një tjetër tërmet është regjistruar paraditen e së dielës në Gjirin e Lalzit, rreth orës 10:20. Sipas Insitutit të Gjeoshkencës, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 ballë i shkallës Rihter. Ndërkaq nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Në orët e para të së dielës janë regjistruar edhe 4 lëkundje të tjera me epiqendër fshatin Kuraten në Durrës, Kashnjet në Lezhë dhe në Delvinë, por me intensitet të dobët, nga 2.1 deri në 2.7 ballë i shkallës Rihter.

Dy javët e fundit sipas Insitutit të Gjeoshkencës, vendi është tronditur nga një valë tërmetesh, ku më i fuqishmi ishte ai 5.2 ballë me epiqendër në Hamallaj, që shkaktoi edhe dëme materiale./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono