Një shqiptar në orbitën e Milanit, agjenti: Opsion super, varet nga… Suso

15:38 | 21/01/202015:380

Në fillim u përfol për një interesim të Romës, por në garë për shërbimet e Adnan Januzajt është futur edhe Milani. Agjenti i 24-vjeçarit shqiptar konfirmon lajmin e zbuluar nga mediet belge dhe pranon faktin që kuqezinjtë e pëlqejnë.

Dirk De Vriese shkon edhe më tej dhe i shkel syrin klubit të madh italian. Në një prononcim për Calciomercato, agjenti i anësorit të djathtë ofensiv të Real Sociedad tregon se Januzaj do të pranonte menjëherë transferimin në Milanon kuqezi.

Ka shumë mundësi që Januzaj të kalojë në Serie A. Nesër do të takohem me drejtuesit e Sociedad për të folur mbi të ardhmen e lojtarit. Konfirmoj interesimin e Romës, por Adnanin e pëlqen edhe Milani. Absolutisht që Januzaj do të pranonte ofertën e kuqezinjve, por transferimi në Milano varet edhe nga Suso“, përfundon De Vriese. /abcnews.al

 

Adnan Januzaj

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono