“Një panine bukë na kanë dhënë”: Bashkia e Durrësit nuk jep asnjë informacion për ndihmat

12:19 | 30/11/201912:190

Gjimnazi “Leonik Thomeo”  është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Por mesa duket situata nuk është edhe aq e qetë për shkak se banorët duken të revoltuar gjatë shpërndarjes së ndihmave. Situata sa vjen e bëhet më pak e menaxhueshme për shkak se banorë të shumtë kanë nevojë urgjente për ndihma, raporton për abcnews.al gazetarja, Ajgena Korbi.

Banorët e pakënaqur dhe ndërkohë të revoltuar tregojnë se ndihmat nuk janë shpërndarë edhe pas pritjes së tyre të gjatë në dyert e gjimnazit.

“Nuk ka kush na mban, na kanë ofenduar shumë nuk na japin ndihma. Po rri nga mëngjesi këtu, nuk mund të shkoj të strehohem të pallati i sportit sepse nuk ka kush të ruajë materialet që kam në shtëpi”, tha një banore.

Ndërsa të tjerë banorë shprehen se  autoritetet nuk kanë shkuar ti strehojnë, edhe pse kanë marrë premtime se do ti dërgonin në hotel në Vlorë, por asnjë nuk ka shkuar deri tani”, tha qytetarja.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Durrësit është shprehur se një pjesë e qytetarëve janë pajisur me autorizim nga njësia përkatës për të marrë ndihma, por për përgjigje të saktë media duhet të drejtohet në Bashki”, raporton për abcnews.al gazetarja Ajgena Korbi.

Gjithashtu edhe përfaqësuesit e bashkisë ndodhen në qendrën e shpërndarjes, por askush nuk jep shpjegim se si do të bëhet shpërndarja e ndihmave./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono