“Një nga operacionet më të sofistikuara që kemi parë”, fermerët shqiptarë para gjykatës

23:59 | 23/10/2018

Dy shqiptarë akuzohen se janë përfshirë në një fabrikë kanabisi që prodhonte drogë me vlerë që mund të shkonte deri në 750.000 Paund.

Adeljan Oshafi, 31 vjeç, u paraqit në gjykatën britanike në Cheltenham ku edhe e pranoi se ishte fajtor për prodhim kanabisi në një banesë që ishte kthyer në një fermë mes rrugës Hale Lane dhe Northgate Street. Sëbashku me Oshafin akuzohet edhe një tjetër shqiptar. Ai është Neim Bakia, 23 vjeç. Ai nuk shfaqi pendesë në seancën gjyqësore.

Policia e zbuloi fabrikën të premten. Ata gjetën dy kate me qindra rrënjë kanabisi, drita ngrohëse dhe pajisje të tjera. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, në skenën e ngjarjes kishte aq shumë materiale saqë oficerëve iu desh një pjesë të mirë e të shtunës që t’i sekuestronin të gjitha.

1
2
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
14
15

Prokurori Jeremy Oliver tha se në fabrikë gjendeshin 963 bimë. Vlera e tyre mund të shkonte nga 250.000 deri në 750.000 Paund.

“Elektriciteti vidhej. Është një nga operacionet më të sofistikuara që kemi parë”, tha Oliver.

Prokurori kërkoi që 31-vjeçari Oshafi të mos lirohej me kusht pasi sipas tij, shqiptari mund të kryente krime të tjera dhe të mos paraqitej në seancat e ardhshme gjyqësore. Ndërkohë, avokatja e Oshafit tha se roli i tij në këtë ngjarje ishte thjeshtë si “kopshtar”, duke nënkuptuar se ishte përfshirje e një niveli të ulët.

“Ai nuk mori pjesë në ngritjen e fabrikës, duke vjedhur energjinë elektrike apo duke organizuar fermën”, tha ajo.

Ndërkohë vendimi për të dy të rinjtë pritet të merret më 23 Nëntor./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono