“Një lojë e nisur edhe më parë nga Rama”, Mediu: Shkarkimi i Malajt i padrejtë

20:15 | 05/12/201920:150

I ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu e ka vlerësuar shkarkimin e Arben Malajt si të padrejtë, sipas tij është një veprim dashakeq që nuk sjell asgjë të mirë.

“Një lojë e nisur edhe më parë nga Rama i cili realizoi në një rrugë të paligjshme”, tha Mediu.

Mediu u ndal te tërmeti që goditi Shqipërinë ku edhe theksoi se ishte një goditje që do ta rëndojë edhe më shumë krizën me të cilën përballet vendi. Drejtuar politikanëve ai thotë se nuk duhet të bëjnë politikë me këtë situatë sepse njerëzit kanë nevojë për zgjidhje emergjente.

Shërbimet e emergjencave shqiptare në krahasim me ato të huaja kanë shumë dallim sipas tij edhe pse ai thekson se nuk mund të hidhet tej sakrifica a atyre njerëzve për të shpëtuar qytetarët e mbetur në rrënoja.

“Ka ardhur koha që të ndërtohet një strukturë që ka efekt të shpejtë të ndihmës së parë, duhet një batalion i specializuar për shërbimet e emergjencës”, tha Mediu.

Ndër të tjera Mediu tha se qeveria duhet të bëjë punën e qeverisë dhe njerëzit e punës duhet të bëjnë punën. “Marrin autoritete që nuk i takon të bëjnë punën e specialistit. Kjo situatë ka nevojë për një kuptim të përbashkët, ajo pjesë e shëndoshë e shoqërisë shqiptare duhet të bashkohet, politika duhet të bëjë një hap me mbrapa për ti dhënë mundësi të mirës të ecë përpara”, u shpreh Mediu.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono