Një kolumbian te Partizani, Skënderbeu merkato në Greqi e Zvicër

08:25 | 06/01/202008:250

Partizani dhe Skënderbeu kanë zbritur në fushë. Të kuqtë ndodhen në Turqi, ku po zhvillojnë fazën përgatitore, kurse korçarët po stërviten në “Resort Tropikal” në Durrës. “Panorama Sport” raporton së në urdhrat e trajnerëve të të dy ekipeve janë vënë disa të rinj.

Përveç Endi Rrahmanit dhe Kevin Llanajt, në kampin e kuq ka zbarkuar edhe një kolumbian. Bëhet fjalë për Juan Pablo Zapata, futbollist që thuhet se luan në linjën e majtë. Për të gjetur të dhëna online për të është e pamundur, pasi bëhet fjalë për një 19-vjeçar, i cili me shumë mundësi ende nuk ka debutuar në futbollin profesionist.

LOJTARËT NË PROVË TE SKËNDERBEU – Arianit Ajeti është një prej lojtarëve që po testohet te korçarët. Ai luan si qendërmbrojtës dhe është produkt i skuadrës së Zurich në Zvicër. Së fundmi ai ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Luzern.

Lojtari tjetër që po vëzhgohet nga trajneri Ilir Daja është Igli Doko. Futbollisti i Shqipërisë U19 ka qenë pjesë e Panathinaikos U19 në të shkuarën dhe më pas ka provuar të luajë me ekipe si AE Sparti, Ionikos Nikeas dhe së fundmi te PAS Korinthos, klub i kategorisë së katërt në Greqi. Edhe Doka, ashtu si Ajeti, është 20 vjeç. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono