Një kënd lojërash për fëmijë çdo muaj

11:06 | 12/02/2019

Tiranës do i shtohet një kënd lojërash për fëmijë çdo muaj. Ndaj në përmbushje të këtij zotimi Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e një tjetër hapësire që do t’i kushtohet kryesisht fëmijëve, por pse jo edhe më të rriturve. Kësaj here me fat janë banorët e bllokut të banimit përgjatë rrugës “Lule Bore”, në afërsi të Zogut të Zi dhe pjesë e Njësisë Administrative Nr.11.

Fotot na sjellin një pamje të punimeve të para të kësaj hapësire rekreative, ku sipas projektit është parashikuar që të funksionojë si një kënd lojërash për fëmijë, por edhe një shesh për të kaluar kohën e lirë edhe të rriturit. Gjithashtu kjo hapësirë do ketë gjelbërim, ndriçim dhe gjithë mobilimin urban të duhur për tu shfrytëzuar në çdo kohë.

Pak javë më parë Bashkia e Tiranës përuroi një tjetër kënd rekreativ dhe lojërash për fëmijë, pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Ndërkohë që në total gjatë këtij mandate Bashkia e Tiranës ka ndërtuar më shumë se 40 kënde lojërash në gjithë Tiranën.



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono