Një familje e lumtur si ajo e Cristiano Ronaldo-s…

22:27 | 05/10/201922:270

Dashurinë për Georgina Rodriguez e ka bërë publike kohë më parë, por sërish vazhdon të tregojë lidhjen e ngushtë që ka me të. Cristiano Ronaldo ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet sëbashku me bukuroshen Georgina dhe katër fëmijët e tyre.

Në foto, futbollisti 34-vjeçar mban në krahë vajzën 1-vjeçare, Alana Rodriguez, ndërsa janë edhe tre fëmijët e tjerë Eva Maria Dos Santos, Mateo Ronaldo dhe Cristiano Jr. Ky i fundit në foto shikon me kujdes vëllain e vogël.

Postimin Cristiano Ronaldo e shoqëronte me përshkrimin “Mënyra më e mirë për të nisur fundjavën”.  Georgina dhe Cristiano njihen që prej 2016-s. Kohët e fundit, Ronaldo rrëfeu në një intervistë për Piers Morgan se planifikon të martohet me bukuroshen spanjolle./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono