Një “dorë” e tretë për njeriun (Video)

12:27 | 25/11/2018

Shpikja e radhës do t’ju çudisë me të vërtetë. Mesa duket dy janë pak, kështu që, shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një “dorë” të tretë për njerëzit. “Dora” është në fakt një krah robotik që vendoset në një jelek dhe do t’ju ndihmojë në rastet kur i keni të dyja duart e vërteta të zëna.

Shpikja është realizuar Universiteti RMIT në Australi dhe Instituti Indian i Informacionit dhe Dizjanit Teknologjik dhe quhet Arm-A-Dine. Krahu robotik është akoma një prototip dhe do të  shërbejë vetëm për të të ndihmuar në të ngrënë.

Kërkuesit kanë treguar se roboti do të veprojë sipas humorit të pronarit. Do të varet nga mimika e këtij të fundit nëse “dora”  do e ushqejë apo jo. Nëse njerëzit qeshin, roboti do të ofrojë ushqim. Në të kundërt krahu largohet. Po kështu mjeti i ri do shërbejë edhe kur të jeni në një takim. Përveç të zotit, dora mund të ushqejë edhe partnerin./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono