Një ditë në tregun e Kukësit, as nuk blihet as nuk shihet

16:15 | 05/10/201916:150

Në Kukës boshatisja e tregut nga blerësit tregon për një vend të varfër.  Tregtarët tregojnë se ka ditë që nuk fitojnë dot as një mijë lekë të vjetra dhe shumë prej tyre kalojnë kohën duke pirë cigare.

Në tregun e Kukësit rrallë do të shikosh njerëz që hyjnë e dalin. Blerësit  numërohen me gishta në një vend me 60 mijë banorë dhe dy dogana. Kurse tregtarët kalojnë kohën duke pirë cigare apo ndonjë kafe.

Kjo është ekonomia e Kukësit ku vetëm stadium ka kushtuar 4 milionë euro. Më shumë pak blerës e po aq pak shitje. Tregu industrial i ngjan një ekspozeje veshmbathjesh jo një vendtregetimi.

75 vjeç ky tregtar  prej 25 vitesh shet këtu. Thotë se kurrë s’ka njohur kaq pak lëvizje Quhen të vetëpunësuar, por nuk arrijnë të fitojnë as 100 lekë në ditë në qytetin që ka dhe aeroport. Ngjitur me tregun e ri është  ai i rrobave të përdorura. Ka më shumë lëvizje, por edhe aty shumë pak blerës.

Tregtarët thonë se njerëzit nuk kanë lekë. Ka nga ata kuksianë që tregun e bëjnë në Prizren. Një nga faktorët kryesorë të varfërisë në Kukës është emigrimi. Aty ka shumë pak të rinj. Në përmirësimin e ekonomisë në Kukës nuk kanë ndikuar as Rruga e Kombit, aeroporti, spitali apo stadiumi, investime këto që kanë kushtuar miliona euro.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono