Një apartament mban “peng” familjen e policit shqiptar

10:45 | 29/05/2019

Një çift u largua nga vendi ynë dhe shkoi në Gjermani bashkë me tre fëmijët, për të siguruar kujdes më të mirë mjekësor për djalin e tyre me aftësi të kufizuara. Por kërkimi për një banesë në Linden është i vështirë. Chris Meier, i cili kujdeset për familjen me pesë anëtarë, është i bindur se: “Kthimi në Shqipëri do të ishte një lloj dënimi me vdekje për fëmijën me aftësi ndryshe”.

Chris Meier, kujdeset për familjen nga Shkodra dhe po bën të pamundurën që ta ndihmojë atë. Çifti dhe tre fëmijët e tyre aktualisht jetojnë në një apartament në rrethin e Giessen në Leihgestern dhe po kërkojnë për një shtëpi të re, raporton giessener-anzeiger.de. 

“Pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshme, kësaj familje e vetmja gjë që i mungon është një apartament me katër dhoma. Një apartament në Leihgestern ose Großen-Linden do të ishte ideal, sepse atëherë nëna Marjana mund ta kishte më të lehte të shkonte në qendrën e shëndetit në Linden, pasi punon aty si kujdestare”, thotë më tej Chris Meier.

Familja S.  mbërriti në Hessen të Gjemanisë në fund të verës së vitit 2015, ku për një kohë të gjatë jetuan në qendrën pritësve të azilkërkuesve.

Babai ishte një oficer policie në Shqipëri, nëna një menaxhere në një fasoneri dhe të dy kishin një jetë shumë të mirë këtu. Arsyeja pse familja shkoi në Gjermani është Gledis, i cili ka edhe një motër binjake. Motër e vëlla kanë ardhur para kohe në jetë në Maj të vitit 2011. Ndërsa motra e tij pësoi vetëm humbje të dëgjimit, Gledis lindi me probleme të theksuara shëndetësore.

“Familja erdhi në Gjermani vetëm për shkak të tij, sepse në Shqipëri nuk kishte as kujdes të duhur mjekësor, as kujdes edukativ dhe terapeutik”, shpjegon Chris Meier, i cili është një mësues, vullnetar në organizatën Medinetz Gießen dhe aty u njoh me familjen.

Kur Gledis kishte shkuar në Gjermani, ai nuk kishte qenë në gjendje të lëvizte. Ndërkohë, pas seancave terapeutike të bëra, ai arrin të ulet dhe ngihet në mënyrë të pavarur. Ai ka arritur të komunikojë dhe madje të ketë një jetë aktive.

Ai shkon në shkollën Sophie në Giessen, dhe tre herë në javë janë vullnetarët që i bëjnë terapi fizike dhe psikologjike. Mjeku i cili e ka marrë nën kujdes 4 vite më parë ende nuk mund ta besojë përmirësimin e ndjeshëm të djalit.

Por një moment mjaft e vështirë për Gledisin ka qenë Maji i vitit 2016, kur ai ishte sëmurë rëndë nga një infeksion në mushkëri.

“Vetëm në sajë të kujdesit të shkëlqyer intensive arriti që Gledisi të mbijetojë. Ai edhe sot e kësaj ditë ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor në rrugët e frymëmarrjes. Kthimi në Shqipëri me siguri do të jetë si dënim me vdekje për fëmijën”, thekson Chris Meier.

Si një polic, babai i familjes ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e një centrali të madh hidroelektrik pranë Shkodrës për shumë vite. Ai është shumë i aftë në zejtari, por për shkak se bashkëshortja e tij është në punë ai është i detyruar të qëndrojë në shtëpi me fëmijët.

Nëna e familjes ka punuar për shumë vite në menaxhimin e një fabrike të madhe këpucësh, ajo flet dhe shkruan – përveç gjuhës amtare – edhe gjuhën italiane, angleze dhe gjatë qëndrimit të saj në Gjermani ka filluar të njohë gjuhën gjermane. Për ta mësuar sa më shpejt ajo po ndjek edhe kurse intensive.

Të dy vajzat e familjes janë integruar shumë mirë dhe tani flasin gjermanisht dhe janë nxënëse të mirë. Të gjithë familjes i është dhënë e drejta për të qëndruar për arsye humanitare.

Nëna Marjana shprehte se: “Unë punoj që nga shtatori i 2018 në qendrën e të moshuarve, më pëlqen sepse është një punë shumë e mirë”.

“Ata janë prindër shumë të dashur, të ndershëm dhe të përkushtuar, të cilët kujdesen për të shkollaur fëmijët e tyre dhe meritojnë respekt të madh. Si katolikë të devotshëm, ata gjithashtu përpiqen t’u japin atyre vlera dhe norma”, thotë Chris Meier.

Për një apartament, tani varet fati i familjes.

“Kemi një muaj që kërkojmë për një apartament. Kemi nxjerrë njoftime në internet, nëpër supermarkete, u kemi thënë edhe miqve por më kot”, thotë vullnetari që po ndihmon familjen shqiptare.

Edhe banesat sociale në madhësinë e kërkuar aktualisht janë të gjitha të zëna. Për shkak se çifti nuk ka patentën e shoferit dhe për shkak të punës së Marjanës, familja kërkon një shtëpi në zonë.

“Pagesa e qirasë nuk është problem, sepse Marjana punon me kohë të plotë”, tha Chris Meier. Por familja shqiptare nuk do heqë dorë edhe ende shpreson se do gjejë një zgjidhje. Si përfundim, të gjithë ata që mund t’u vijnë në ndihmë mund t’i kontaktoni në Chris Meier (0172/6714662)./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono