Nisja e vitit të ri mësimor, Policia Bashkiake: Shmangni automjetet personale

13:34 | 14/09/201913:340

Me qëllim shmangien e trafikut ditën e parë të shkollës, Policia Bashkiake në Tiranë ka hartuar një plan masash. Shërbime të përforcuara të uniformave blu do të jenë në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, ndërsa qytetarëve u kërkohet që të shmangin përdorimin e automjeteve personale.

Shmangni makinat personale për të dërguar fëmijët në shkollë. Drejtori i Policisë Bashkiake në Tiranë këtë apel ja drejton prindërve në prag të nisjes së vitit të ri mësimor, me qëllim evitimin e trafikut të rënduar në rrugët e kryeqytetit.

“Do fillojnë në ditën e parë të shkollës rreth 55 mijë nxënës në Bashkinë e Tiranës. Nëse të gjithë prindërit dhe mësuesit do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë me mjet, trafiku do të vështirësohet. E mira është që të na mirëkuptojnë dhe ditën e parë të shkollës t’i shmangin sa më shumë mjetet në ato distanca të shkurtra që mund të arrihen qoftë në këmbë, me mjete të transportit publik etj”, tha Kapllani.

Shërbimet e Policisë Bashkiake tregoi Kapllani do të jenë të pranishme në rrugët hyrëse të qytetit për të mos lejuar lëvizjen e furgonëve që transportojnë mallra në orët e mëngjesit.

Bizneset të shmangin orarin e kufizimit të lëvizjes së mjeteve. Që është ora 07:00 deri në orën 09:00”, tha ai.

Nën monitorim do të jenë dhe automjetet që dërgojnë nxënësit nëpër shkolla. Ato duhet të jenë të licensuar pranë Bashkisë së Tiranës dhe duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e sigurisë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono