Nisin koncertet për 150-vjetorin e kompozitorit Rossini

20:37 | 27/10/2018

Starojnë koncertet në nder të kompozitorit italian Rossini. 150-vjetori i tij festohet këtë vit në gjithë botën. Sopranoja Ulpiana Aliaj në një intervistë për ABC News thotë se ndihet e lumtur që sjell para publikut disa prej arieve të bellcantos italiane.

Sopranoja shqipatre, Ulpiana Aliaj, ndihet e lumtur që starton koncertet në kuader të vitit të Rossinit në Tiranë, pasi ky vit përkon me 150-vjetorin e kompozitorit italian.

“Është e vërtetë që ne hapim këtë sipar mesa kam dijeni, unë të paktën për kalendarin artistik kështu që jemi vërtetë të lumtur. Por pjesa më e dashur për mua është që unë e këtë lloj repertori e kam lëvruar shumë jashtë vendit. Kam dashur që të krijohej një alternativë për ta lëvruar dhe këtu”, shprehet Aliaj.

Aliaj pranon se gjetja e partiturave të Rosinit ishte shumë e vështirë.

“Pak e vështirë për gjetjen e partiturave pasi dihet që e drejta e autorit, e Rossinit në këtë rast janë vërtetë me klauzola shumë strikte përtej Shqipërisë. Është bërë një punë shumë e madhe nëpërmjet maestros Dalosh i cili është prezsent këtu dhe vjen direkt nga opera e Nicës për herë të parë”, tha sopranoja.

Në koncertin e mbajtur në sallën e universitetit të arteve Ulpjana Aliaj sëbashku me baritonin italian Simone Marcezini duetin nga opera  “Berberi i Seviljes”.

“Kurorëzim i veprës Rossiniane, i asaj që të gjithë njohim”, tregoi ajo.

Sopranoja vitet e fundit ka ndarë jetën artistike dhe pedagogjike mes Tiranës, Gjermanisë dhe më gjerë, pasi sipas saj, artisti nuk ka një shtëpi fikse.

“Është një aletrnativë që ju e dini shumë mirë unë e kam praktikuar gjithmonë. Sigurisht që më ka pëlqyer që të kisha një qëndrim më të përhershëm në Shqipëri. Për momentin kjo nuk ka ndodhur ende. Megjithatë jam e angazhuar vazhdimisht me jetën artistike dhe pedagogjike në Tiranë, kështu që besoj se do të kem një frekuentim më të shpeshtë pa lënë mënjanë aktivitetin tim artistik. Tani artisti nuk ka një shtëpi fikse. Është mirë që ne të hapemi përkrah çdo aktiviteti që na jepet mundësia. Unë do të jem e impenjuar me operan “Rigoleta” në Madrid, ky është një tjetër impenjim i trëndësishëm për mua dhe shpresoj që të shkojë mirë”, theksoi Aliaj.

Por ajo zbulon se në sezonin e vitit të ardhshëm trampolina tjetër është Franca. Ndërkohë që në koncert u prezantuan edhe arie nga Dinozeti dhe Mozart./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono