Nisin fluturimet e Air Albania


20:11 | 14/09/2018

Një kompani ajore me flamur shqiptar nis nesër për herë të parë fluturimet nga Tirana drejt Stambollit e anasjelltas dhe në vazhdim edhe drejt destinacioneve të tjera europiane. Në aeroportin e Rinasit, sot u inagurua kompania shqiptare e fluturimeve, Air Albania.

Ky është avioni i parë me flamur shqiptar që ulet në aeroportin e Rinasit, data 14 shtator 2018 ora 19:00. Është avioni i Air Albania, kompanisë së parë ajrore me kapital shqiptar, publik dhe privat që u inagurua dhe nis fluturimet nga e shtuna. Destinacioni i parë i saj është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë. Por shumë shpejt avionet e Air Albania pritet të lidhin Tiranën me shumë destinacione europiane e deri në SHBA. Avionet e linjës kuq e zi do të mbajnë simbolikisht dhe emra poetësh të shquar shqiptarë.

Edi Rama: “Ky që është kqtu mbrapa është “Lasgushi”. Tjetri që do të vijë menjëherë pas fluturimeve test mes Tiranës dhe Stambollit për të filluar pastaj me Romën, Milanon, Bolonjën dhe Londrën do të jetë “Migjeni” dhe ambicia jonë është që deri në fund të vitit të ardhshëm të çojmë direkt nga Tirana në Neë York “Nolin”.”

Duke folur në ceremoninë e përurimit të Air Albania Kryeministri Edi Rama e cilësoi kompaninë e fluturimeve me flamur shqiptar si ëndërr të bërë realitet.

“Është një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim që do të jetë i gjatë dhe jo i lehtë por që syimi ynë dhe ambicia ime është që të mund ti çojë shqiptarët sa më largdhe ti ndërlidhë ata sa më shumë.”

Kryeministri garantoi qëndrueshmëri dhe vazhdueshmëri dhe mbi të gjitha shërbim dinjitoz dhe çmime konkuruese nga kompania e parë e fluturimit Air Albania.

“Është një nga instrumentat për tu çliruar nga kjo trashëgimi duke ofruar udhëtime me një shërbim dinjitoz dhe me çmime shumë konkuruese. Ashtu sikundër edhe ndërtimi i aeroporteve të reja çon në këtë rrugë.”

Kryeministri foli dhe për synimin e kësaj qeverie për të pasur edhe tre aeroporte në vend.

“Synojmë aeroportin e Kukësit, Vlorës dhe Sarandës.”

Sipas Ramës, me këtë kompani fluturimesh nis një rrugë e re ndërlidhje me Europën dhe më tej./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono