Nisi ndërhyrja tek Kodra e Shtufit në Gjirokastër


14:56 | 23/02/2018

Bashkia e Gjirokastrës nis ndërhyrjet në kodrën ku toka ka shkarje dhe një pallat tetëkatësh u rrezikua. Kryetarja Rami thotë se do duhet kohë, por do garantojmë jetën e banorëve.

Në Kodrën e Shtufit aty ku toka po rrëshket mbërritën makineritë.

Bashkia e Gjirokastrës nisi zbatimin e rekomandimeve të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile.

Pretendohet stabilizimin e zonës ku ndodhi rrëshkitja, e cila rrezikoi edhe pallatin tetëkatësh.

Pak ditë më parë u ndërhy për disilpinimin e ujërave sipërfaqësorë.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami shkoi aty në zonën ku po bëhen punime, tha  se “studimet gjeologjike dhe analizat laboratorike u kryen në disa pika për të pasur garanci dhe siguri në ndërhyrjet që janë parashikuar. Rehabilitimi i zonës dhe normalizimi i situatës janë prioriteti i punës sonë dhe kjo falë angazhimit maksimal të Bashkisë së Gjirokastrës” – është shprehur Rami.

U bënë shumë ditë që banorët e pallatit 8-katësh jetojnë në kushte paniku.

Disa nga familjet nuk qëndrojnë aty. Kurse disa të tjerë kanë preferuar të mos i braktisin banesat. Godina në të vërtetë është në rrezik, por fatmirësisht deri tani pa probleme serioze. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono