Nis ulja e çmimeve të biletave, “Air Albania” fluturime në Tetor

17:30 | 12/08/2019

Kompania ajrore “Air Albania” ka lajmëruar nisjen e udhëtimeve drejt Italisë në fillim të vjeshtës. Çmimet e biletave për tre destinacione në Itali do të jenë të ulëta, në një kohë që shërbimi nuk është në kategorinë “low cost”.

Efekti i hyrjes në treg të kompanisë ajrore me kapital shtetëror “Air Albania” ka reflektuar në uljen e çmimeve të biletave për destinacionet që kjo linjë ofron.

Përveç uljes me 20% të udhëtimeve që bëhen me avionin e parë të kësaj linje që mban flamurin shqiptar për itinerarin Tiranë – Stamboll, çmime edhe më të ulëta pritet që vijnë në fillim të vjeshtës për 3 destinacione të tjera në Itali.

Kompania “Air Albania” ka linçuar një fushatë promovuese në të gjithë vendin, duke lajmëruar nisjen e udhëtimeve në muajin tetor me çmime tepër të ulëta.

Nëse kërkon të udhëtosh drejt Romës, çmimi i një bilete nga Tirana fillon nga 69 euro, dhe po aq kushton edhe për të shkuar në Milano, ndërsa fluturimet Tiranë – Bolonja janë edhe më lirë, duke nisur nga 59 euro.

Për periudhën tetor – shkurt “Air Albania” ofron për çdo rezervim që bëhet në këtë periudhë, edhe 20% zbritje për çdo biletë, duke zbuluar se 1 tetori do të jetë data kur do të nisin fluturimet drejt Italisë.

Kjo është hera e parë që pasagjerët të cilët fluturojnë nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, kanë mundësi udhëtojnë me këto çmime, në një kohë që shërbimi nuk është në kategorinë “low cost”.

Kompania ajrore me flamurin shqiptar pritet po ashtu të nisë fluturimet në destiancione të tjera evropiane si dhe në linjë direkte Shqipëri – SHBA.

Avionët e marrë nga linja “Air Albania” janë të gjithë prodhime të vitit 2016, të modelit Boeing 737./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono