Nis rehabilitimi i qendrës shëndetësore në Poliçan

14:00 | 13/06/2019

Pas rehabilitimit te 80 qendrave shëndetësore, brenda muajve të verës pritet të nisë puna edhe për 100 të tjera në të gjithë vendin. Njëra prej tyre është edhe qendra shëndetësore e Poliçanit, në qarkun e Beratit.

Qendra shëndetësore e Poliçanit pritet të ofrojë për banorët shërbime me standarde të arta, pas rehabilitimit të plotë të saj. Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha gjatë inspektimit të punimeve, se pas përfundimit të rehabilitimit të 80 qendrave të para, brenda verës do të nisë puna për 100 qendra të tjera, nga Veriu në Jug.

“Jam e kënaqur që kjo qendër shëndetësore së bashku me Njësinë e Urgjencës 24 orë do t’i nënshtrohen rehabilitimit të plotë, si pjese e programit kombëtar të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu, gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Poliçanit. “Pas përfundimit të rehabilitimit me standardin më të lartë të 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, jemi gati për fazën e dytë të rehabilitimit të 100 qendrave të tjera, si pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Godina 2-katëshe në qendër të Poliçanit, ku marrin shërbim shëndetësor rreth 6,800 banorë do të ketë edhe pajisje të reja mjekësore. Në qarkun e Beratit këtë vit  pritet të rehabilitohen edhe katër qendra të tjera shëndetësore./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono