Nis puna për nënstacionin e ri elektrik në Kombinat

15:43 | 26/04/201915:430

Nis puna për nënstacionin e ri elektrik në zonën e Kombinatit ne Tirane. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjate inspektimit të punimeve bëri të ditur se përmes tij do të përmirësohet furnizimi me energji për 120 mije abonentë.

120 mijë banorë të Kombinatit shumë shpejt do të furnizohen pa probleme me energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Bankës Botërore kane investuar  10 milionë euro për të mundësuar ndërtimin e një nënstacioni të ri.

Punimet kane nisur. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjie Belinda Balluku shkoi për t’i inspektuar.

“Është një financim i cili do të ndihmojë në rritjen e sigurisë përsa i përket rrjetit të tensionit të mesëm duke qenë se ky rrjet kabllor ka ndikim minimal nga kushtet atmosferike dhe si rrjedhojë numri i aksidenteve zvogëlohet minimalisht. Nga ana tjetër, ky projekt synon rritjen e standardeve të shpërndarjes së energjisë, të furnizimit me energji elektrike, sipas kodit të shpërndarjes, duke minimizuar humbjet në rrjet, humbjet teknike por edhe ndërprerjet apo defektet”.

Punimet për këtë projekt pritet të përfundojnë në muajin dhjetor të këtij vit.

“Ky projekt, siç na u premtua edhe nga drejtori i OSHEE-së, do të dorëzohet gjashtë muaj para afatit, pra do të dorëzohet në dhjetor të këtij vitit megjithëse afati i dorëzimit është parashikuar për pas 12 muajsh, pra për prillin e vitit tjetër. Kështu që do jetë edhe një projekt i suksesshëm edhe përsa i përket dorëzimit jo në kohë por dhe para kohe.”

Nënstacioni aktual është një nënstacion i ndërtuar në vitin 1948. Ndërsa projekti i nënstacionit të ri përfshinë ndërtimin e fiderave dhe rikonstruksion te kabinave./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono