Nis puna për 4 urat në BY PASS-in e Vlorës

17:30 | 10/07/2019

Segmenti që do të shkurtojë me afro 1 orë distancën mes Vlorës dhe Sarandës është thuajse në mes të punimeve. Afro 40 për qind e gërmimeve dhe mbushjeve të rrugës kanë përfunduar, ndërsa ka nisur puna edhe për katër urat e Bajpasit të Vlorës.

Puna në By passin e Vlorës, nyjes që pritet t’i japë zgjidhje trafikut të rënduar në qytetin bregdetar, siç u vu re këtë fundjavë, po vijon me ritme të larta.

Ndërtimi i 30 kilometrave rrugë që do të shkurtojë distancën ndërmjet Vlorës dhe Sarandës me një orë, do shërbeje edhe si pikë zhbllokuese e trafikut me të cilin përballet Vlora çdo sezon turistik, kryesisht në zonën e Ujit të Ftohtë.

Aktualisht po punohet me gërmimet dhe ndërtimin e 4 urave.

“Jemi duke shtuar frontet e punës, të cilat vetëm për gërmim janë 11 fronte pune dhe për veprat e artit janë 7 fronte të reja. Aktualisht ne po avancojmë me njërën prej urave, por paralelisht po punojmë edhe me tre urat e tjera. Aktualisht jemi duke punuar edhe tek ura 1 dhe ura 5 dhe njëkohësisht, me të njëjtën proces që po punohet tek ura 3 po punohet edhe tek ura 4, kjo është ura 3 në km 13.600, jemi duke kryer gërmime për shpatullat dhe pilat e saj. Njëkohësisht jemi duke bërë edhe një studim gjeologjik , për përmirësimin e kësaj ure sepse formacioni gjeologjik është karstik dhe është i dëmtuar”, tha Klodian Goxharaj.

Afro 7 % e punimeve të 4 urave kanë përfunduar.

Në total janë 5 ura. Do të ndërtohen dhe 3 belvedere.

Është realizuar deri tani edhe 40 % e gërmimeve dhe mbushjeve të rrugës.

“Përsa i përket pjesës së gërmimeve  ne kemi arritur deri në 40 % të volumit të   tyre, dhe përveç 4 urave që i kemi filluar paralel, ne kemi filluar me disa nënkalime dhe mbikalime në trupin e rrugës. Kemi fillluar dhe me tombinot që ndodhen në përmasat 3-3 ose 2-2 ose 1-1 . Në disa segmente ka përfunduar gërmimet dhe të fillojë mbushja e rrugës. Shpronësimet kemi pasur problem në 80 % të trasesë sepse është e pa shpronësuar me VKM dhe kemi pasur pengesa në ecurinë e punimve”

Mbushje të rrugës po kryhen nga pika zeri në rrethrrotullimin në fund të autostradës Levan-Vlorë deri në km e parë, si dhe në km e 8 dhe të 18.

“Rruga në malore do të jetë më dy korsi dhe në zbritje me një korsi dhe kjo do lejojë që të jetë një lirshmëri e duke liruar trafikun verior dhe jo të ndodhin problematika që deri dje të gjithë trafikun e përballon lungo mare”.

Ky investim i rëndësishëm për Vlorën dhe gjithë jugun e vendit, realizohet me fondet e Bashkimit Europian, me vlere 35 milionë Euro.

Firma kontraktuese duhet t’i përfundojë punimet në Shkurt të vitit 2021, por drejtuesit e saj premtojnë se rruga do të dorëzohet përpara afatit./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono